Java nis me rekord – Çmimet e naftës prekin nivelin më të lartë në 2 muaj

Nafta vazhdon marshimin edhe pasi kapërceu nivelin e 50 dollarëve për fuçi. Çmimet e arit të ziu në tregjet ndërkombëtare kanë prekur nivelin më të lartë në 2 muaj e fundit, duke marrë shtysë nga tregu amerikan dhe kërcënimi i Shteteve të Bashkuara për t’i vendosur sanksione në sektorin e naftës Venezuelës, që është një ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 52.85 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 49.97 dollarëve për fuçi.
Edhe hendeku mes dy benchmarkëve kryesorë është zgjeruar ndjeshëm, në thuajse 3 dollarë. Të dy benchmarkët janë drejt sesionit të gjashtë me radhë në rritje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.