Java nis me rënie – Dobësi në tregje, OPEC dikton ecurinë e çmimeve

Çmimet e naftës u regjistruan në rënie gjatë sesionit të parë të kësaj jave, duke konfirmuar kështu tendencën e çmimeve të filluar që prej javës së kaluar.
Pavarësisht kësaj, çmimet vijojnë të qëndrojnë pranë niveleve më të larta të 9 javëve të fundit, duke marrë shtysë nga të dhënat e fundit të tregut të punës në shtetet e bashkuara të Amerikës.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 52.24 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 49.40 dollarëve për fuçi.
Rritja e prodhimit nga vendet e OPEC vijon kështu të ndikojë trajektoren e çmimeve të naftës në nivel global.
Nga ana tjetër, rënia e puseve aktive të naftës në shtetet e bashkuara të Amerikës po jep efektin e kundër në tregje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.