Java nis me rritje – Sesioni i tetë më radhe në rritje

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje gjatë sesionit të parë të kësaj jave, për të 8tën ditë me radhë. Marshimi i çmimeve gjatë së hënës vjen si pasojë e të dhënave të fundit që raportojnë shtetet e bashkuara, kur për herë të parë flitet për një rënie të prodhimit.
Tashmë situata është përmbysur tërësisht. Ndërkohë që pak ditë më parë ishte OPEC që ulte prodhimin, dhe shtetet e bashkuara që e luftonin duke e rritur, tashmë po ndodh e anasjellta.
Raportimet e fundit nga tregu tregojnë se, prodhimi i vendeve të OPEC po rritet ndjeshëm. Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 48.90 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 46.21 dollarëve për fuçi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.