Java nis në rënie – Kina përbën shqetësim për investitorët

Çmimet e naftës e kanë nisur javën në rënie, duke zhbërë kështu një pjesë të fitimeve të sesionit të fundit të javës së kaluar. Të dhënat e fundit që flasin për një rritje nën projeksionet të ekonomisë kineze kanë nxitur një trajektore çmimesh në rënie.
Ngadalësimi i kinës përkthehet në rënie të kërkesës së brendshme, në një kohë që Kina është vendi i dytë më i madh konsumator në Botë dhe më i madhi importues.
Nga ana tjetër, shqetësimet në lidhje me përshkallëzimin e tensioneve në lindjen e mesme kanë frenuar një rënie edhe të më madhe të çmimeve duke vendosur një dysheme.
Në çelje të sesionit të sotëm, Nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 55.43 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 52.86 dollarëve për fuçi.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.