Jeni të mbi kualifikuar për punën tuaj?

Shpesh herë mund të ndiheni sikur jeni tepër i mirë për punën që kryeni e se aftësitë tuaja nuk vlerësohen ashtu siç duhet. Sipas një studimi, 35% e të rinjve që kanë mbaruar shkollën e kanë një diplomë tregojnë se punët e tyre të para nuk kanë kërkuar një diplomë. E se ata janë shumë më të mirë nga sa duhet në punën që bëjnë pavarësisht se nuk kanë marrë shkollim për atë profesion. Por nëse ndjeni se jeni të “mbi kualifikuar” apo keni “ngecur” në fushën/organizatën e gabuar ka ardhur të lëvizni diku tjetër. Në këtë mënyrë talenti juaj nuk do të shkojë dëm. Këtu do të gjeni disa nga shenjat për të kuptuar nëse ka ardhur momenti për të lëvizur diku tjetër.
- Mërzia e vazhdueshme gjatë orarit të punës
“Mërzitja e pandërprerë është treguesi më i madh që ju jeni shumë i zgjuar për punën tuaj” thotë në një postim në Linkedin, CEO dhe themeluesja e “Human Ëorkplace”, Liz Ryan. “Nëse mërzia ju pushton deri në atë pikë që ju duhet kafeinë për të qëndruar zgjuar, ju jeni në vendin e gabuar”, shpjegon ajo.
- Kurrë nuk përpiqeni kurrë për asgjë
Është gjë shumë e mirë të mos mundoheni gjatë punës suaj sepse tregon se jeni të aftë, por nëse performoni në mënyrë të shkëlqyer gjatë gjithë kohës, pa u munduar aspak është koha të merrni në konsideratë se mund të jeni të mbi kualifikuar.
- Kur nuk mësoni gjëra të reja
Punët gjithmonë duhet të funksionojnë si mundësi për të mësuar, edhe nëse ju e pëlqeni apo jo punën tuaj. Nëse ju zbuloni se nuk ka asgjë tjetër për të mësuar në këtë fushë, ndoshta ka ardhur koha të lëvizni qoftë brenda organizatës apo diku larg saj.
- Shefi nuk ka asnjë vizion për të ardhmen
“Ju nuk mund të rriteni profesionalisht duke punuar për dikë që nuk e ka idenë se çfarë vizioni ka apo se ku duhet të shkojë”, thotë Ryan.
Shefi juaj duhet të jetë dikush nga i cili mund të mësosh gjëra të reja. Në qoftë se ai nuk ka një plan për mënyrën se si do të rritet departamenti apo edhe më tej, kjo tregon se ai nuk ka asgjë për t’ju ofruar në mënyrë që të zhvilloheni më shumë.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.