Jepte certifikata Covid të falsifikuara për 300 euro – Arrestohet infermierja italiane
Një infermiere italiane është arrestuar me dyshimin se u ka dhënë vaksina false COVID-it të paktën 45 personave. Ajo dyshohet se i ka hedhur vaksinat dhe madje ka aplikuar fasha te “pacientët” për të shmangur zbulimin, thotë policia.
Katër prej bashkëpunëtorëve të dyshuar të infermieres janë vendosur në arrest shtëpie në kuadër të hetimeve. Policia në Ankona ka akuzuar grupin për gjetjen e personave kundër vaksinës, të cilët ishin të gatshëm të paguanin 300 euro për një leje shëndetësore të falsifikuar.
Sipas rregullave të reja, italianët e pavaksinuar nuk mund të hyjnë në bare, restorante dhe transport publik vendas. Vetëm personat që janë shëruar së fundmi nga COVID-19 janë të përjashtuar nga rregullat e reja të “super green pass”.
Hetimi i policisë thuhet se nisi pasi një mjek në një spital të Ankonës dyshoi për veprimet e koleges së tij. Pamjet e policisë supozohet se treguan infermieren duke zbrazur gjilpërat e vaksinës në një kosh mbeturinash mjekësore përpara se të pretendonte se i injektonte në krahun një personi.
Pesë të dyshuarit akuzohen për korrupsion, falsifikim informacioni dhe përvetësim. 45 persona që dyshohet se kanë marrë certifikatat e rreme të vaksinave janë gjithashtu nën hetim, sipas një deklarate. Ansa
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.