J&J do të ndahet në dy kompani – Pritet të shkëpusë njësinë e kujdesit ndaj konsumatorit nga farmaceutik

Johnson & Johnson po planifikon të ndahet në dy kompani, duke ndarë divizionin e shëndetit të konsumatorëve nga biznesi i farmaceutikës dhe pajisjeve mjekësore. Ky është ristrukturimi më i madh në historinë 135-vjeçare të kompanisë. Lëvizja nga kompania më e madhe në botë e produkteve shëndetësore, vjen ndërkohë që edhe konglomeratët industrialë, si Toshiba dhe General Electric kanë njoftuar të njëjtën gjë.
Sipas analistëve, këto ndryshime nënvizojnë se korporatat e mëdha me produkte të larmishme janë nën presion për t’u thjeshtuar. Biznesi i ngadaltë por i qëndrueshëm i produkteve të konsumit, si shampot apo hidratuesit po shkëputet nga biznesi me rrezik të lartë siç është tregu i barnave. Johnson & Johnson tha se do të ndajë biznesin e shëndetit në një kompani të re, e cila do të jetë publike për investitorët.
Edhe GlaxoSmithKline dhe Pfizer planifikojnë të shkëpusin biznesin e tyre të shëndetit të konsumatorëve vitin e ardhshëm. Ndërkohë, kompania gjermane, Merck shiti njësinë e saj të kujdesit ndaj konsumatorëve, Procter & Gamble, në vitin 2018. Johnson & Johnson synon të përfundojë ndarjen e planifikuar në 18 deri ën 24 muajt e ardhshëm.
Menjëherë pas njoftimit të këtij lajmi, aksionet e J&J u rritën me rreth 4% në Wall Street. Ndërsa nën emrin Johnson & Johnson do të jenë njësitë e farmaceutikës dhe pajisjeve mjekësore, të cilat shesin edhe vaksinën kundër Covid-19, apo ilaçeve të tjera. Njësitë e kompanisë pritet të gjenerojnë të ardhura prej 77 miliardë dollarë gjatë këtij viti.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.