Jo më radhë në sportele – Paguani gjobat e kolaudimit të makinës online

Tashmë gjobat e makinave do të mund të paguhen edhe online. Zgjidhja vjen përmes portalit qeveritar e-Albania, nga ku tani drejtuesit e mjeteve mund të kryejnë kontrollin dhe pagesën e gjobave të kontrollit teknik vjetor të automjeteve. Pra, nëse drejtuesi është gjobitur pasi në kohën e qarkullimit makina nuk kishte kryer kolaudimin e detyrueshëm vjetor, ai mund të drejtohet edhe pranë këtij portali.
Përmes shërbimit “Gjobat e kontrollit teknik vjetor të automjeteve”(kliko këtu), shoferët mund të kryejnë shumë shpejt dhe në çdo kohë procedurën e kërkuar.
Për t’u regjistruar në portal mjafton një dokument identifikimi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.