Jo TVSH për biznesin e vogël, Basha: Nisma e qeverisë Rama do të rrisë çmimet
Partia Demokratike është kundër vendosjes në skemën e TVSH-së së biznesin të vogël, pasi do të ketë rritje të çmimeve për qytetarët.
Duke folur nga selia e Partisë, kryedemokrati Lulzim Basha, tha se do të fillojë konsultimet me këtë shtresë për të marrë edhe mendimet e sugjerimet.
Kreu i PD duke u ndalur në shifra konkrete, tha se kjo nismë nuk sjell dobi as për vetë shtetin pasi TVSH-ja nga biznesi i vogël nuk kalon 2%.
“Shteti nuk do të përfitojë asgjë, pasi mbi 90 % e TVSh vjen nga biznesi i madh, 8 % nga biznesi i mesë dhe 2 % nga i vogli. Nuk ja vlen barra qiranë as për shtetin. Do kenë punonjës shtesë të administratës. Basha foli dhe për një tur që do të ndërmarrë”.
Gjatë konferencës së të shtunës me gazetarët, Basha u ndal edhe te situata politike duke i kërkuar faktorit ndërkombëtar që të dalë publikisht dhe të denoncojnë me emra për politikanët e lidhur me krimin.
Arbër Hitaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.