Johnson: Anglia mund të rikthehet komplet në normalitet brenda nëntorit
Boris Johnson ka thënë se jeta në Mbretërinë e Bashkuar mund të kthehet në “normalitet” me të gjitha kufizimet e distancës sociale të hequra për Krishtlindje.
“Është shpresa ime e fortë dhe e sinqertë që ne do të jemi në gjendje të rishikojmë kufizimet e koronavirusit dhe të lejojmë një kthim më domethënës në normalitet në fillimin e nëntorit- ndoshta në kohë për Krishtlindje“, tha Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar në një konferencë për shtyp të premten .
Johnson tha se rregullat e tanishme të distancës sociale mund të liroheshin kompletësisht deri në atë kohë. Sidoqoftë, ai pranoi se ishte e mundur që virusi të mund të bëhej më “virulent” gjatë muajve të dimrit, duke nënkuptuar rifutjen e kufizimeve aktuale.
Numri i vdekjeve të koronavirusit ka vazhduar të bjerë në Mbretërinë e Bashkuar. Sidoqoftë, disa studime sugjerojnë se ato mund të fillojnë të rriten përsëri.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.