Johnson, me “duar të lidhura” Mbretëresha voton ligjin që bllokon “hard Brexit”
Ligji për të ndaluar Kryeministrin Boris Johnson që të nxjerrë Britaninë nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje të divorcit, është miratuar nga Mbretëresha.
Nënshkrimi erdhi pas kalimit në dy dhomat e parlamentit britanik. Kjo nënkupton se Johnson duhet të shkojë në samitin e Bashkimit Europian më 17 Tetor për t’i kërkuar atyre një zgjatje të anëtarësisë së Britanisë deri në Janar.
Ligji synon të bllokojë Boris Johnson, pasi ai mori pushtetin duke thënë se do të nxjerrë Britaninë nga Bashkimi Europian me çdo kusht, qoftë edhe pa marrëveshje tregtare.
Megjithatë, Kryeministri nuk pritet të kërkojë një shtyrje të Brexit. Zëdhënësi i Kryeministrit tha se nëse deputetët kërkojnë të gjejnë një zgjidhje, atëherë duhet të votojnë në parlament për zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që publiku të vendosë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.