Jorida Tabaku bashkëbisedim me bizneset: “Në 25 prill duhet ndryshim. PD ul taksat dhe largon inspektorët”
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka bërë nëj vizitë në Pazarin e Ri për të diskutaur me tregtarët e zonës dhe diskutuar me to problemet e tyre.
Teksa dëgjonte problemet e biznesit, që në kohën e pandemisë po vuajnë nga ulja e fuqisë blerëse, ku individët përpiqen të kursejnë nga frika dhe pasiguria e së ardhmes, Tabaku ka shpejgaur edhe programin e Partisë Demokratike për ekonominë. Sipas saj në themel të këtij programi është ndihma për biznset e vogla, që sipas saj i është marrë fryma nga taksat e qeverisë socialiste si dhe inspektimet e shumta tatimore:
“Ne kemi bërë një program për biznesin e vogël, që e lehtëson. Tani, ju e keni llogaritur vetë në xhepin tuaj se sa është rritur tarifa vendore, sa është rritur energjia elektrike, sa ka rënë konsumi”, u shpreh Tabaku. Vënia në vështirësi e biznesit, thanë tregtarët, ka rritur papunësinë dhe për pasojë po detyron të rinj e kryefamiljarë që të llargohen nga vendi, duke u ndarë nga familjet e tyre.
Ish-deputetja ka ndarë mendimin me qytetarët se në 25 prill duhet bërë ndryshimi i qeverisë në mënyrë që një e ardhme më e mirë për biznesin të jetë në horizont.
G.K / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.