JP Morgan: Ja pse vëmë bast për jenin
Jeni ishte parashikuar të rritej kundrejt dollarit pavarësisht pritshmërive që normat e interesit të Amerikës do të rriteshin këtë vit tha eksperti i exchange të JP Morgan.
Arsyeja e parë për të cilën dollari nuk besohej se do të tregonte fuqinë e tij kundrejt jenit është fakti se FED, në deklaratat e tij ka folur rreth diskutimeve me zyrtarët e shtëpisë së bardhë për mbledhjen mbi politikat. Në mbledhje u tha se rritja e normave të interesit pritet “jo shumë shpejt”.
Por tregjet, duket se parashikojnë se FED nuk ka për të kryer asnjë lëvizje deri në mbledhjen e Marsit, ose ndoshta deri në atë të Qershorit.
Jeni u zhvlerësua menjëherë në fillimin e presidencës së Donald Trumpit e cila vlerësoi dollarin ndjeshëm.
Një tjetër faktor që mund të forconte jenin është inflacioni. Pritshmëritë e inflacionit për të gjithë globin pritet të jenë të larta dhe mund të shkaktojë dhe ri mendimin e politikave të bankës së Japonisë. Dhe kështu mund të sjellë një ri forcim të jenit.
Banka e Japonisë, është e gatshme kundrejt gjithçkaje për rritjen e inflacionit, deri në momentin që inflacioni të jetë stabël 2 për qind.
Banka qendrore e Japonisë, është kthyer në një politikë kontrolli kthimesh duke synuar një kthim zero për obligacionin dhjetë vjeçar japonez lidhur me një program lehtësues që zgjeron bazën monetare me 80 trilion jen ose 709 miliard dollar në vit.
Kur tregjet kthehen kundër riskut, investimet tentojnë të kthehen prapë të jeni duke e ngritur monedhën japoneze.
Përshtati: Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.