Ka nisur puna për përshtatjen e vaksinave – Novavax po zhvillon një dozë që shënjestron Omicron. Gati në disa javë
Novavax deklaroi se ka nisur të punojë mbi një version të vaksinës së Covid-19 që të shënjestrojë variantin e zbuluar në Afrikën e Jugut dhe se do e ketë dozën gati për testim dhe prodhim në javët e ardhshme. Vaksina e covid-19 e kompanisë përmban një version të proteinës gjemb të virusit që nuk mund të shkaktojë sëmundje por mund të nxisë sistemin imuntiar. Zhvilluesi i vaksinës theksoi se ka nisur të zhvillojë një proteinë gjemb, të bazuar specifikisht tek sekuenca e njohur genetike e variantit Omicron, apo B.1.1.529.
“Puna fillestare do marrë pak javë”- deklaroi një zëdhënës i kompanisë, ç’ka solli rritjen e aksioneve me gati 9% në sesionin e fundit tregtar. Vaksina e Novavax morri miratimin e parë për përdorim emergjent më herët gjatë muajit në Indonezi, ndjekur nga Filipinet. Kompania thkesoi se pu punon për të aplikuar për një miratim në SHBA në fund të vitit dhe se ka aplikuar tek Agjencia Europiane e Baranve si dhe në Kanada. Prodhues të tjerë të vaksinave, përfshirë BioNTech në Gjermani dhe Johnson & Johnson, kanë thënë se po testojnë efektshmërinë e dozave të tyre kundër Omicron.
Inovio Pharmaceuticals, deklaroi se ka nisur testimin e kandidatit të vaksinës, INO-4800, për të vlerësuar efektshmërinë kundër variantit të ri. “Në rastin më të mirë, INO-4800 do të jetë teresisht e efektive ndaj omicron, por nëse nuk ndodh, atëherë do të kemi një vaksinë të sapo dizenjuar që të jetë gati”- deklaroi Kate Broderick, zv/presidente e Inovio.
Kevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.