Kadastra nis asistencën ligjore për qytetarët që kanë aplikuar për shërbimet e saj në zyrat e ADISA – Ja qytetet që nis ky shërbim
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ka njoftuar se çdo të premte nga ora 13:00 deri në orën 15:00, do të vendosi në dispozicion punonjësit e saj për të dhënë asistencë ligjore dhe për t’ju përgjigjur pyetjeve, në lidhje me shërbimet qe ofron ASHK
Qytetarët e interesuar për shërbime të Drejtorive Vendore:
- Tirana Veri
- Tirana Jug
- Tirana Rurale 1
- Tirana Rurale 2
mund të paraqiten pranë zyrave të ADISA, në rrugën Jordan Misja (te ish hipoteka).
Qytetarët e Bashkive Kamëz dhe Vorë, mund të paraqiten në sportelet e ADISA në Bulevardin Blu, Bashkia Kamëz.
Kjo iniciativë do të zhvillohet shumë shpejt në të gjitha qytetet ku janë zyrat ADISA njofton Kadastra.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.