Kadastra njofton mbi procesin e legalizimit në Tufinë – Gjendet rruga legjitime për pasuritë e bllokuara

Agjensia Shtetërorë e Kadastrës ka publikuar një njoftim në lidhje me Bllokun Kadastral 3426 Tufinë.
Referuar njoftimit, procedura administrative e të cilave ish paralizuar pasi këto objekte pozicionohen në pasurinë “truall” në pronësi të “Poligoni i Stërvitjes Lazaret Linze”.
“Sot, është gjetur rruga legjitime për shënimin në kartelën e pasurisë, seksioni ”C” të pronësisë “SHTET”, njofton Kadastra.
Drejtoria Vendore e ASHK-SË Tirana Rurale 1 do të fillojë, që nga ky moment, intensifikimin e punës për mbylljen e procesit të legalizimit për të gjitha subjektet që kanë vetë deklaruar për objektet qe posedojnë në zonën e Tufinës, konform ligjit 20/2020.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.