Kadastra: Përfundon faza e parë e procesit të regjistrimit fillestar në Vuno, bashkia Himarë / Ja lista e përfituesve

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare Kadastra Shqiptare ka bërë me dije se ka përfunduar faza e parë e procesit të regjistrimit fillestar për bllokun e parë në Vuno, bashkia Himarë.
“Pas përfundimit të këtij procesi për ZK 1982 fshati Iliaz dhe bllokut të parë kadastral të ZK 1739 fshati Gjilek, ju informojmë se ka përfunduar Faza e Parë e procesi të regjistrimit fillestar për bllokun e parë të ZK 3844 Vuno me 452 pasuri në total nga të cilat 261 ndërtesa. Paralelisht po vijohet me trajtimin e kërkesave për kalimin në pronësi të objekteve të ndërtuar para vitit 1991 dhe truallit funksional të tyre” njofton Kadastra.
Kadastra gjithashtu ka ftuar të gjithë qytetarët të verifikojnë emrat e tyre në linkun më poshtë ose të paraqiten pranë zyrës së afishimit publik për tu konsultuar me produktin e regjistrimit fillestar si dhe për të paraqitur dokumentacion dhe pretendimet e tyre.
Lista e përfituesve: https://www.ashk.gov.al/wp-content/uploads/2021/05/Lista-e-Pronareve-Vuno.pdf?fbclid=IwAR2c61QtdnpqVMgy-foj_ETIySDMXKO245riuTXmPgRdO70m86KKPApUlIE
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.