Kadastra: Përfundon regjistrimi fillestar në Roskovec, në përfundim dhe Bashkia Fier / Ja lista e përfituesve

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare Kadastra Shqiptare ka bërë me dije se pas disa muajsh në terren është bërë i mundur regjistrimi fillestar i tokave bujqësore, zona kadastrale 3196, Roskovec.
Kjo njësi administrative ka 5173 pasuri. Darzeza, zona kadastrale me 3490 pasuri ka përfunduar konsultimin publik dhe brenda pak kohe do të jetë gati për të aplikuar qytetarët për tu pajisur me dokumentë pronësie. Me mbylljen edhe të kësaj zonë kadastrale përfundon në Fier procesi i regjistrimit të tokave bujqësore, njoftoi Kadastra.
Kadastra fton të gjithë AMTP mbajtësit të cilët gjejnë emrin në listën bashkëlidhur, të aplikojnë në portalin e-albania për të tërhequr certifikatën e pronësisë.
Lista e përfituesve: https://www.ashk.gov.al/wp-content/uploads/2021/04/LISTA-AMTP_NJE-NGASTER-PER-CDO-PRONAR.pdf?fbclid=IwAR0aY2YYL2zqFuUmtbqFZ5GXcosu7XV6_hQDTy304hHQ1IJyMA5U5XJkozs
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.