Kakavijë – Ndalohet lëvizja e mjeteve në drejtim të Greqisë për 24 orët e ardhshme

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se nesër nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve drejt Greqisë dhe anasjelltas dhe kjo vlen vetëm për Doganën në Kakavijë.
Komunikimi ka ardhur menjëherë pas një njoftimi të ardhur nga Policia Greke, sipas të cilës nesër do të zhvillohet një grevë në Doganën Greke.
Kështu, qarkullimi do të ndalohet duke filluar nga ora 07:00 të datës 19.10.2017 deri në orën 07:00 të datës 20.10.2017. Të vetmit që mund të lëvizin janë këmbësorët.
Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të anulojnë lëvizjet në drejtim të shtetit Grek në mënyrë që të shmangin kaosin dhe radhët e gjata.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.