“Kala 2018” – Festivali i parë ndërkombëtar do të mbahet në Shqipëri (VIDEO)

Festivali i ri “Kala 2018” do të nisë në bregun e Shqipërisë këtë verë.
“Festivali i parë muzikor ndërkombëtar premton “vallëzim në ajër, muzikë dhe arratisje nga realiteti” nga 20 qershori deri më 27 qershor. Vendi ku do të mbahet festivali ende nuk është bërë i njohur, por ai është i arritshëm vetëm me anije”, shkruan Mixmag.
Vendi pretendon të shfaqë bukurinë e Rivierës Shqiptare.
Disa prej brandeve të njohura të klubeve të Londrës janë konfirmuar si partnerë për Kala, duke përfshirë Secretsundaze, Phonica, Stamp the Wax, Feels and Savage.
Me partitë që ecin gjatë gjithë kohës, festivali mburret që të ketë një ekuilibër të përsosur të krijimtarisë dhe aventurës për t’i mbajtur vizitorët e festivalit të zhvendosur.
Çmimi i biletës përfshin aksesin në festival, akomodimin dhe transferimin me anije nga gjiri i Korfuzit. Shtija e biletave do të nis më 23 Janar.
E.Z.SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.