Kalimi i paligjshëm i të ardhurave – Policia sekuestron 10.200 paund, ndalohet shtetësia 36 vjeçare
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Policia e Shtetit ka bërë me dije se është goditur një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë ndaluar për kontroll shtetasen N. M, 36 vjeçe, banuese në Londër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës iu gjetën 10.200 paund të padeklaruara, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.