Kamerat e sigurisë, Tahiri: Subjektet të marrin masa deri më 28 dhjetor, pas kësaj date sanksione financiare

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, gjatë një takimi foli edhe për urdhrin që ai ka firmosur së fundmi për masat shtesë të sigurisë.
“Në Parlament, para pak kohësh u miratua ligji për masat shtesë të sigurisë. Kemi zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësuesit e shoqatave të bankave, të shoqatave të transportit, duke besuar se çdo urdhër në zbatim të këtij ligji, të jetë i bashkëideuar”, tha ministri
Nga ana tjetër kreu i ministrisë së Brendshme iu bëri thirrje subjekteve private që të marrim masa deri më 28 dhjetor, ndërkohë që pas kësaj date do të ndërmerren sanksione financiare.
“Të merren masat që shërbimi të jetë i sigurt për qytetarët. Sot kam firmosur një urdhër për zbatimin e ligjit për masat shtesë të sigurisë, për detyrimet që do të kenë subjektet private për zbatimin e ligjit. Subjektet do të marrin masat deri më 28 dhjetor, sipas këtij urdhri, pas kësaj date do të ketë sanksione financiare për ata që nuk verojnë sipas udhëzimit” u shpreh Tahiri.
Subjektet që kanë lojëra fati, lokale, administratorët e tregjeve, administratorët e pallateve etj, sipas Tahirit duhet të marrin masa për instalimin e kamerave të sigurisë së lartë.
Osman Dedja/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.