Kamëz, merr formë pedonalja! Punimet e sheshit drejt fundit (FOTOT)
Bashkia e Kamzës ka publikuar foto të ecurisë së punimeve që po kryhen për ndërtimin e pedonales dhe sheshit të ri. në njoftimin e shpërndarë për mediat, Bashkia deklaron se punimet kanë ecur në kohë rekord ndërsa kryebashkiaku ka kërkuar që të zbatohet afati i realizimit të punimeve.
“Ky është një investim 100% i Bashkisë Kamëz për qytetarët e saj dhe tregues që çdo taksë e tyre kthehet në investim. Është ky një projekt i financuar nga financat e Bashkisë, duke qenë se qeveria “Rama” nuk e konsideron Kamzën, nuk e mbështet me financim projektesh ku janë jo pak, por mbi 140 projekte flenë në sirtarët e ministrive të qeverisë së Rilindjes” është shprehur kryebashkiaku Mziu.
Pedonalja e qytetit, me sipërfaqe 4936 metra katrorë, është një investim i rëndësishëm i Bashkisë Kamëz dhe një infrastrukturë shërbyese për qytetarët e saj. Investimi përfshin segmentin përgjatë Bulevardit Blu në të dyja anët e tij, me gjerësi 5 m dhe 8 m e ka një shtrirje nga qendra e qytetit drejt kryqëzimit me rrugën “Londër”.
Realizimi i këtij investimi është një vepër që ka një impakt të ndjeshëm për të gjithë qytetarët e Kamzës, jo vetëm kaq, por edhe të gjithë atyre që vërtet gjatë këtyre viteve kanë qenë të interesuar për jetën e këtij qyteti.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.