Kamionët e Kosovës me mallra kalojnë kufirin serb, Rama falenderon Vuçiç
Kryeministri Edi Rama i është drejtuar rrjeteve sociale për të shprehur falenderimin ndaj presidentit serb Aleksandër Vucic, për gjestin e solidaritetit sipas tij që ka treguar ndaj kamionëve me mallra kosovarë.
Ditë më parë, kryeministri Rama bëri një thirrje publike ndaj presidentit Vucic, pasi prej 24 orësh kamionët mbaheshin në kufi. Kryeministri Rama është shprehur se me këtë veprim Serbia krijon frymën e një bashkëpunimi më të mirë rajonal:
Mesazhi i plotë
Lajm i mire qe per kamionet e Kosoves sot nuk ka pengese!Jo vetem lajm i mire po edhe nje gjest per t’u pershendetur, si shprehje e vullnetit qe se bashku ta fitojme kete lufte dhe te dalim te gjithe me te mire e me te forte prej saj #Solidarity #Cooperation #ËB6
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.