“Kampionati Botëror 2018” – Ekspertët: Nxitja ekonomike afatshkurtër dhe e kufizuar për Rusinë
Presidenti rus Vladimir Putin, shpreson që “Kampionati Botërori i Futbollit” do ta vendosë vendin e tij në qendër të vëmëndjes dhe do të sjellë një rritje të madhe ekonomike, por në fakt ekspertët janë pesimistë për ndonjë përfitim afatgjatë.
Rusia do të organizojë evenimentin më të madh në kalendarin e futbollit nga 14 qershori deri më 15 korrik, ku turneu do të mbahet në një pjesë të vogël të qyteteve duke përfshirë Moskën, Shën Petersburgun dhe Soçin. Kjo është hera e parë që Rusia do të presë “Kampionatin Botwror 2018” dhe, duke raportuar se ka shpenzuar mbi 14 miliardë dollarë në mbajtjen e turneut, ky konkurs është më i shtrenjti në historinë e saj.
“Rusia do të përjetojë vetëm një përfitim ekonomik afatgjatë nga pritja e turneut të Kampionatit Botëror të 2018,” tha Shërbimi i Investitorëve të Moody’s në një raport të publikuar muajin e kaluar që analizoi shpenzimet dhe fitimet e parashikuara nga turneu.
“Pjesa më e madhe e ndikimit ekonomik tashmë është ndjerë përmes shpenzimeve të infrastrukturës, dhe madje aty, impakti ka qenë i kufizuar. Investimet e lidhura me Kupën Botërore në 2013-17 përbënin vetëm 1 për qind të investimeve totale”, shtoi Moody’s.
Kristin Lindow, një zëvendëspresident i lartë dhe analist në Moody’s, shpjegoi se ngjarja do të zgjasë vetëm një muaj dhe stimuli i lidhur ekonomik do të jetë i zbehtë në krahasim me madhësinë e ekonomisë së Rusisë prej 1.3 trilion dollarësh.
Organizatorët e Kupës Botërore presin 570,000 tifozë të huaj dhe 700,000 rusë për të ndjekur ndeshjet e Kupës së Botës në Rusi, duke i dhënë sektorit të turizmit, duke filluar nga hotelet në restorante, një shtytje, edhe pse afatshkurtër.
“Aeroportet me bazë në Moskë janë ndër përfituesit kryesorë në sektorin e transportit sepse pajisjet e përmirësuara do të mbështesin rrjedhat më të larta të pasagjerëve, madje edhe pas ngjarjes,” vuri në dukje Moody’s.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.