Kampionati Botëror i Basketbollit – FSHB prezanton ekipet, Credins Bank sponsor i kampionatit

Federata Kombëtare e Basketbollit ka prezantuar ekipet eliminatore për Kampionatin Botëror. Datat 2 dhe 18 gusht janë ndeshjet që do të luhen në Shqipëri, me Austrinë dhe me Holandën, ku një ndër sponsorët kryesorë është Credins Bank.
Kleti Kaprata, përgjegjës i sektorit të menaxhimit të brand-it dhe marketingut, pranë Credins Bank theksoi për Televizionin SCAN, mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë kjo bankë dhe vazhdon të japë për eventet sportive.
“Është një kënaqësi të jemi sot këtu si mbështetës i Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe jo vetëm, por duke promovuar vlerat e sportit dhe duke ndikuar në zhvillimin e sportit në vendin tonë. Credins Bank beson në vlerat e sportit, e konsideron si një kontribut të çmuar ndaj komunitetit në të cilën operon. Credins është një institucion, i cili gjithmonë ka mbështetur sportin, promovon vlerat e komunitetit për një jetë të shëndetshme”
Presidenti i Federatës së Basketbollit, Avni Ponari theksoi për televizionin SCAN se, prurjet e reja kanë bërë ekipin kombëtar ndër më të mirët që ka pasur vendi dhe se objektivi kryesor është fitorja.
“Është një ngjarje shumë e rëndësishme, është një garë e rëndësishme, në të cilën Shqipëria prezantohet dhe ka dy ekipe përballë dy ekipeve të njohura Holanda dhe Austria. Ndeshja e parë është në Shqipëri me Austrinë më datën 2 Gusht. Do thoja që këtë vit ka më shumë prurje të reja, përveç Bushatit, që tashmë është i njohur për ekipin kombëtar dhe për basketbollin shqiptar. Ekipi kombëtar është nga më të mirët e viteve dhe lojtarët e sotëm natyrisht janë më të mirët e të gjithë kohërave. Ne pretendojmë që Shqipërisë t’i japim fitore dhe të zëmë një nga vendet e duhur, në mos të parin të dytin, sepse ky është edhe pretendimi jonë për këtë sezon”.
Në kampionatin eliminator të Botërorit do të marrin pjesë 7 grupe. Dy për të rritur dhe 5 të grupmoshave 14, 16 dhe 18 vjeç. Ndeshjet në datat 2 dhe 18 gusht, do të luhen pranë pallatit të ri të sportit, i miratuar tashmë nga FIFA për standardet.
Nertila Doko/SCAN
Credins Bank mbështet Federata Shqiptare e Basketbollit në Eleminatoret e Botërorit të Baskebollit 2019.
Posted by Credins Bank on Friday, July 21, 2017
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.