Kampus i ri universitar – Projekti/11 godina të reja në Qytetin Studenti, afatet e përfundimit
Tirana do të ketë një kampus të ri universitar, ku në vendin ku aktualisht ndodhet Qyteti Studenti, do të ndërtohen 11 godina të reja, terrene sportive, mensa si dhe do të ofrohen shërbime të tjera që do t’u vijnë në ndihmë studentëve. Ndërhyrja është planifikuar të nisë me mbarimin e këtij viti akademik.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë afate kur ky kampus universitar do të jetë i përfunduar, ndërsa theksoi se brenda 3 viteve të gjitha godinat aktuale do të jenë të ri konstruktuara.
Për ti hapur rrugën ndërtimit të kampusit universitar, qeveria do të shpronësojë të gjitha banesat e legalizuara në këtë territor dhe në total janë 14 mijë metra katror që do të lirohen.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.