Kanadaja paralajmëron për AstraZeneca / “Njerëzit me një sëmundje të rrallë të gjakut të mos e marrin vaksinën”

Instituti Kombëtar i Shëndetit në Kanada, ka rekomanduar që njerëzit me histori të sindromës së rrjedhjes kapilare, të mos marrin vaksinën e AstraZeneca ndaj Covid-19. “Po përditësojmë etiketën e vaksinës së AstraZeneca, që të shtojë sindromën e rrjedhjes kapilare si një efekt anësor të mundshëm, duke paralajmëruar pacientët me histori të kësaj sëmundjeje që të mos marrin AstraZeneca apo covishield”- deklaroi Health Canada. Sindroma e rrjedhjes kapilare është një gjendje shumë e rrallë dhe serioze që shkakton rrjedhje të lëngjeve nga enët e vogla të gjakut, çka rezulton në fryrje të gjymtyrëve, presion të ulët të gjakut, trashjen e gjakut dhe nivele të ulëta të një proteinë të rëndësishëm në gjak. Autoritetet e shëndetësisë në Kanada kanë monitoruar këtë gjendje që kur u cilësua si një shqetësim i mundshëm mbi sigurinë nga Agjencia Europiane e Barnave në muajin Prill. Deri më 11 Qershor, një rast i sindromës së rrjedhjes kapilare pas vaksinimit me AstraZeneca është raportuar në Kanada. Më herët gjatë muajit Agjencia Europiane e Barnave theksoi se sëmundja duhet të shtohet si një efekt i ri anësor tek etiketimi i vaksinës së AstraZeneca.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.