Kancelarja Angela Merkel kalon testin e koronavirusit
Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila u vetkarantinua në shtëpi pas kontaktit me një mjek të infektuar me koronavirus, kaloi sot testimet e saj, tha zëdhënësi i kabinetit gjerman Steffen Seibert në një konferencë në Berlin.
“Kancelarja e kaloi testin e koronavirusit sot, ne jemi duke pritur për rezultatin, do të shohim se çfarë vijon nga kjo,” tha Seibert, duke shtuar se udhëzimet kryesore në këtë rast janë “rekomandimet e Institutit Robert Koch”.
Ai shtoi se Kancelarja mori “urime të shumta për shëndet”, Merkel është “shumë e lumtur për këtë”. (ordonews)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.