Kandidatët për deputet, 41.70% femra – KQZ dhe USAID, aplikacion informimi
Në zgjedhjet e qershorit do të garojnë 2180 kandidatë për deputetë, 41.70% e prej të cilëve janë femra. Sipas komisionit Qendror të zgjedhjeve numrin më të lartë të kandidateve femra për zgjedhjet e ardhshme parlamentare e ka subjekti zgjedhor Aleanca Popullore për Drejtësi ku nga 143 kandidatë për deputetë 69 ose 48,25% janë femra.
Ndërsa numrin më të ulët e ka Aleanca Arbnore Kombëtare ku nga 141 kandidatë për deputetë 53 ose 37,59% janë femra.
KQZ bënë me dije se për çdo të interesuar për të pasuar informacion rreth 2180 kandidatëve tashmë është vënë në dispozicion aplikacioni “Kandidatët 2017.cec.org.al” i mundësuar nga komisioni qendror zgjedhjeve dhe USAID i cili mundëson informacion për partitë që kandidojnë, kandidatët e tyre, jetëshkrimin dhe vetëdeklarimet për pastërtinë e figurës së tyre.
Projekti në fjalë ofron aksesimin në kohë reale të dhënave të depozituara nga vetë kandidatët, dhe është lehtësisht i përdorshëm. Për zgjedhjet e 18 qershorit 2017 janë regjistruar 15 parti politike si subjekte zgjedhore.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.