Kandidati finlandez Rehn: ‘Gjermania mund të mposhtet’
Kandidati Finlandez për postin e presidentit në Bankën Qendrore Europiane u shpreh të mërkurën, se sikurse ndodh edhe në futboll, Gjermania mund edhe të mposhtet ndonjëherë.
Rehn, i cili qëndron në Këshillin Drejtues të BQE, është renditur si një pasardhës i mundshëm i Mario Draghit kur presidenti i BQE-së të largohet më 31 tetor krahas gjermanëve Jens Weidmann dhe francezëve Benoit Coeure dhe Francois Villeroy de Galhau.
Rehn tha për një event të Reuters Breakingviews, duke iu referuar mantrës sportive që Gjermania shpesh tenton të fitojë lojëra të futbollit, “Unë do të thoja se Gjermania mund të rrihet”.
“Kombësia nuk duhet të luajë një rol sa i përket emërimit të presidentit të ardhshëm të BQE-së“, u shpreh ai.
Burimi: Reuters
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.