Kandidatja anti-Lukashenko: Gati të udhëheq Biellorusinë
Svetlana Tikhanovskaya ka deklaruar se është gati që të udhëheqë Biellorusinë.”Jam gati që të marr përgjegjësitë e mia dhe të veproj si lidere e kombit” është shprehur ajo në një video. Tikhanovskaya është kandidatja që garoi përballë Lukashenkos dhe që tashmë është refugjate në Lituani. Ajo është shprehur se nuk ka dashur asnjëherë të bëhet politikane por “fati deshi kështu” që të gjendej në “frontin e parë kundër arbitraritetit dhe padrejtësisë”.
Biellorusia gjendet në një valë tensionesh të forta pas procesit zgjedhor të dyshimtë të pak javëve më parë. Me mijëra njerëz po protestojnë kundër Lukashenkos që pretendon se ka fituar zgjedhjet për një mandat tjetër presidencial.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.