Kanella, shëruesja e disa sëmundjeve

Kanella është një nga erëzat më të njohura në botë. Pa atë ushqimet që hamë në festat e ndryshme si Dita e Falenderimeve apo Krishtlindjet nuk do të kishin shije dhe as aromën e mirë.
Korrur nga pjesa e brendshme e një bime tropikale me gjelbërim, kanella është përdorur në mjekësinë e Ayurvedic për trajtimin e problemeve të frymëmarrjes dhe tretjes për shekuj me radhë.
Egjiptianët e lashtë e përdornin kanellën si parfum gjatë procesit të balsamimit, ndërsa romakët e përdornin atë në funerale për të maskuar erën e mishit të djegur madje e dhe bibla e përmend kanellën disa herë, më së shumti si një mënyrë për të parfumosur shtratin dhe rrobat.
Por përdorimi i kanellës si një agjent mjekësor, ka zgjuar gumëzhimet e shkencëtarëve. Duke u përpjekur të përcaktojnë se sa mirë mund të funksionojnë aftësitë e tij antioksiduese për të përmirësuar shëndetin tonë.
Ka dy lloje kanellash Ceiloni ose Kanella Verum e rritur në Sri Lanka si dhe C. Cassia, C.loureiroi dhe C.burmani të njohura në mënyrë të përbashkët si kasia dhe janë të prodhuara gjerësisht në Kinë dhe Indonezi.
Cassia e ka aromën më të fortë dhe për shkak të kostos shumë të ulët është ajo që blejmë në dyqan për të spërkatur ushqimet tona.
Por version më i shtrenjtë i Ceilonit, i cili vjen me një aromë më të butë dhe më I ëmbël mund të jetë më i miri për shëndetin tuaj.
Disa studime të kohëve të fundit kanë treguar se kanella në të vërtetë ndihmon në ndjeshmërinë e insulinës, transportin e glukozës si dhe uljen e inflamacionit.
Një studim i kryer te 18 persona me diabet të tipit 2 ka treguar se kanella ishte më efektive se sa vetëm dieta për uljen e glukozës.
Një studim tjetër i 60 personave me diabet të tipit 2 zbuloi se doza të vogla të kanellës reduktonin nivelet e sheqerit në gjak dhe përmirësuan LDL, ose kolesterolin “e keq”, trigliceridet dhe kolesterolin total.
Megjithatë, nëse doni të shikoni nëse kanella funksionon edhe për ju.
Vetitë antioksiduese të kanellës janë gjithashtu duke u studiuar për ndikimin e tyre në formimin e pllakave dhe sëmundjes së Alzhejmerit dhe Dementias.
Kanella gjithashtu është e njohur për zvogëlimin e gazit të tepërt si dhe për eliminimin e dhimbjeve.
Nëse nuk keni qenë më parë përdorues të kanellës atëherë ka ardhur momenti që ta përdorni sa më shumë.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.