“Kaos” Brexit- May shtyn votimin për marrëveshjen! Kërkon rinegociim nga BE por merr refuzim
Theresa May ka njoftuar shtyrjen e votimit për marrëveshjen e arritur për Brexit. Votimi ishte parashikuar të bëhej këtë të marte, po një ngërc për cështjen e kufirit irlandez është përdorur si argument për të ndërmarrë këtë shtyrje.
Në vend të votimit, May do të nisë një seri takimesh bilateral me liderët e vendeve të Bashkimit Europian. Në fakt, pritshmëritë ishin që marrëveshja të rrëzohej nga parlamenti britanik e opozitarët e kryeministres kishin planifikuar që pas kësaj humbje të ndërmerrnin një mocion ndaj kryeministres.
Kryeministrja britanike nuk ka dhënë shpjegime se kur do të jetë data e re për ratifikimin e marrëveshjes së Brexit nga parlamenti.
May ka përsëritur se është e angazhuar për të nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar nga Bashkimi Europian“me 29 mars 2019” dhe ka thënë se ka ndërmmend të kthehet urgjentisht në Bruksel këtë javë për të përforcuar edhe më tej ccështjen e kufirit irlandez.
BBC shkruan se votimi mund të bëhet së afërmi, mbase pas pushimeve të Krishtlindjeve ose edhe në janar. Situata duket pezull e tashmë mediat kanë nisur të artikulojnë se kjo lëvizje krijon një ngërc që mund të zgjidhet përmes një referendumi të dytë.
Ndërsa deputetët britanikë janë shprehur të revoltuar nga ky vendim, kreu i Këshillit Europian Donald Tusk i ka “mbyllur derën”mundësisë së rinegociimit të marrëveshjes së daljes nga BE të Britanisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.