Karburant i ri – Autobusët qarkullojnë duke djegur kafe
Mbetjet e kafes tashmë mund të përdoren edhe si karburant për furnizimin e autobusëve.
Kjo ide inovative është testuar në Londër nga 27 vjeçari Arthur Kay, themelues i një kompanie private për rinovimin e energjisë.
Biokarburanti është prodhuar nga përzierja e vajit të nxjerrë nga mbetjet e kafesë me naftë. Londinezët krijojnë 200,000 ton mbetje kafeje në vit, sipas statistikave.
Kompania merr bazat e përdorura nga kafenetë dhe fabrikat e kafesë të menjëhershme, dhe nxjerr naftën nga fabrika e saj. Kjo pastaj përpunohet në një biokarburant B20 të përzier. Autobusët mund të përdoren duke përdorur karburantin pa nevojën për modifikim.
Kompania thotë se deri tani ka prodhuar gjashtë mijë litra vajë, sasi kjo e mjaftueshme për të furnizuar një autobus për një vit.
Transporti për Londrën (TfL) është kthyer gjithnjë e më shumë në përdorimin e biokarburanteve për të reduktuar emetimet e transportit.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.