Karta vaksinimi të falsifikuara – Infermierja 53 vjeçare përballet me deri në 20 vjet burg!
Një infermiere në Kolumbia, në Karolinën e Jugut është paditur nga një juri e madhe federale me akuzat për falsifikimin e kartave të vaksinimit Covid-19, sipas Zyrës së Prokurorit të SHBA për Distriktin e Karolinës së Jugut.
Tammy McDonald, 53 vjeç, akuzohet për bërjen e kartave të rreme të vaksinave më 20 qershor dhe 28 korrik, dyshohet se kishte plotësuar kartat e vaksinave për njerëzit që ajo e dinte se nuk kishin marrë një vaksinë Covid-19. Më pas ajo akuzohet se ka gënjyer agjentët federalë kur u mor në pyetje për këtë çështje në tetor.
McDonald është akuzuar për dy akuza për prodhimin e dokumenteve mashtruese të identifikimit dhe një akuzë për gënjeshtra ndaj hetuesve federalë, sipas aktakuzës. Ajo u akuzua të premten dhe iu dha një garanci prej 10,000 dollarësh dhe u deklarua e pafajshme për të gjitha akuzat, sipas një njoftimi për shtyp nga Zyra e Prokurorit të SHBA.
Sipas Zyrës së Prokurorit të SHBA-së, McDonald përballet me deri në 15 vjet burg për çdo akuzë për bërjen e kartave mashtruese të vaksinimit Covid-19 dhe 5 vjet burg për gënjeshtra ndaj hetuesve federalë. CNN
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.