“Karteli i grumbulluesve abuzon me çmimet e bujqësisë” – Braçe, akuza me shembuj konkretë. Shoferët kthejnë pas lekët e produkteve

Deputeti socialit Erion Braçe ka akuzuar këtë të enjte kompanitë grumbulluese shqiptare se po rrisin artificialisht çmimet e produkteve bujqësore.
Nga foltorja e Kuvendit, ai i ka quajtur këto subjekte si “karteli i grumbulluesve” dhe ka shpjeguar se si marrëveshjet mes tyre mundësojnë rritjen artificiale të çmimeve.
Braçe përsëriti thirrjen për krijimin e bursës bujqësore, që do kryejë tranparencën në blerjen e produkteve të fermerëve nga ana e kompanive të grumbullimit dhe shitjen e tyre me pakicë.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.