“Kasaforta” e lumit Erzen – Policia finalizon operacionin/ Sekuestron 41 ora, para dhe telefona!
Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin ‘’Kasaforta’’, duke goditur veprimtarinë kriminale të vjedhjes së banesave.
Tre persona janë arrestuar në flagrancë; shtetasi me Iniciale E.J 37 vjeç, A.SH 22 vjeç dhe D.P 33 vjeç.
Policia bëri të mundur gjetjen e kasafortës në lumin Erzen, në afërsi të Shijakut, të hedhur nga autorët për të humbur gjurmët.
Gjatë kontrollit të banesave, Policia ka sekuestruar 41 ora të markave të shtrenjta, katër çelësa special për hapje dyersh, 7 telefonë celularë, një sasi monedhash metalike të llojeve të ndryshme, etj.
Ndërkohë, vazhdon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, pasi dyshohet të ketë edhe raste të tjera të kryera nga po i njëjti grup.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.