Kastriot Sulka: ”Emigrimi dëmton skemën e pensioneve”
I ftuar në ‘’Argument’’ për të folur rreth rritjes së pensioneve ishte eksperti i punësimit, Kastriot Sulka. Sipas tij, kjo rritje e pensiomeve është një rritje neutrale, e cila duhej bërë ndër vite.
”Qytetarët thjesht mund të mbijetojnë me këto pensione, nëse do të arrijnë të mbijetojnë gjithmonë, ndaj me këtë rritje të pensionit ata nuk humbasin gjë. Një ndër faktorët që e dëmton më shumë skemën e pensioneve është emigrimi i shqiptarëve dhe kjo ndodh pasi jemi treguar agresiv me popullin, prandaj ai vazhdon dhe largohet. Si rrjedhim, duhet të rrisim domosdoshmërisht pensionin minimal, duke krijuar një efekt domino i cili do të rrisë dhe pensionet e tjera. Dhe nëse rritet pensioni minimal, duhet të rritet dhe paga minimale. Është koha e revolucionarizimit të zhvillimit social.’’- shprehet Sulka.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.