Kastriot Sulka: ”Shqiptarët largohen sepse janë të pashpresë!”
Gjatë emisionit ‘Argument’ të hënën në mbrëmje me të ftuar, Eris Dhamo, Edmond Dragoti, Kastriot Sulka, Endri Shabani u diskutua gjerësisht rreth çështjes së emigrimit të shqiptarëve. Në lidhje me këtë temë Kastriot Sulka, eksperti i punësimit shprehet se :
”Personat qe largohen kanë inisiativa, dhe heqin pjesën e kontributeve dhe na lënë vetëm pjesën e konsumatorëve. 3000-5000 njërëz që largohen është një gjë normale, përtej këtij numri atëherë ka dicka që nuk shkon. Ne jemi në vend të parë në Francë për azilkërkim dhe probabiliteti që një shqiptar të përfitojë azil atje është 5%. Kjo tregon që ata të cilët largohen, ndodhen në një gjendje kritike, pasi edhe pse e dinë se nuk kanë shpresa për tu strehuar atje, ata sërish vendosin të largohen.”
Si zgjidhje për përmirësimin e kësaj situate, z.Sulka sheh vetëm rritjen e numrit të vendeve të punës.
E.Z/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.