Katalonjës i mbaron afati – Spanja kërcënon me qeverisjen direkte, vendoset të Shtunën
Qeveria qendrore e Spanjës ka kërcënuar se do të heq autonominë e Katalonjës, pasi lideri i rajonit tha se do të vazhdojë me një deklaratë formale të pavarësisë nëse Madridi pengon dialogun mes vendeve.
Në lëvizjen më surprizuese që prej kthimit në demokraci të Spanjës në fund të viteve 70, Kryeministri Mariano Rajoy tha se do të mbajë një takim të veçantë të kabinetit ditën e Shtunë, për të vendosur qeverisjen direkte në Katalonjë.
Lideri i rajonit, Carles Puidgemont, duke injoruar afatin e të Enjtes në mëngjes për të ndaluar fushatën e tij të ndarjes, kërcënoi kryeministrin me një deklaratë formale të pavarësisë në parlamentin e Katalonjës.
Deklaratat nga të dyja palët kanë rritur pasiguritë mbi krizën politike 1-mujore, që ka sjellë uljen e projeksioneve për rritjen të ekonomisë së katërt më të madhe të Eurozonës. Interesat e titujve të Qeverisë spanjolle u rritën ndërsa titujt e kapitalit patën rënie, pas kalimit të afatit.
“Nëse qeveria vazhdon të pengojë dialogun, parlamenti katalan do të vazhdojë me votimin e një deklarate formale të pavarësisë”, tha lideri i rajonit në një letër ndaj kryeministrit Rajoy.
Nëse Rajoy aktivizon nenin 155 të kushtetutës së vitit 1978, që i lejon atij të marrë kontrollin e një rajoni nëse thyen ligjin, nuk do të ishte plotësisht efektive të paktën deri javës që vjen. Kjo do të kërkonte miratimin në parlament, duke i dhënë pak kohë separatistëve.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.