Kayserberg, fshati i preferuar i francezëve
Ndoshta nuk keni dëgjuar për fshatin e preferuar të francezëve, por do të dëshironi të shkoni sapo të dëgjoni për të.
Ky fshat, që ndodhet në rajonin e Francës në Alsace, u kurorëzua si fshati i preferuar i Francës. Pasi konkurroi me 12 fshatra të tjerë në të gjithë vendin arriti të merrte këtë emër.
Kayserberg është një fshat piktoresk mesjetar i vendosur në “Alsace Wine Route”. Kjo ndërtesë është një nga më të bukurat dhe më të gjalla në vend e cila i jep të gjithë fshatit një pamje të ngrohtë.
Një shëtitje rreth këtij fshati do të zbulonte një shumëllojshmëri stilesh arkitekturore, që datojnë që në shekullin e 13-të. Disa nga ndërtesat më të bukura janë kisha shumë të vjetra të ndërtuara që në atë kohë.
Gjatë 800 viteve të fundit, qyteti ka evoluar, duke u bërë mjaft i njohur për shumëllojshmërinë e shpellave të mëdha e prestigjioze të verës. Ky qytet është përfshirë shpesh si një ndalesë në turne për verë alsaciane.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.