Kazakistan: Trupat e udhëhequra nga Rusia njoftojnë fillimin e tërheqjes!
Trupat e udhëhequra nga Rusia të dislokuara në Kazakistan për të ndihmuar qeverinë të rivendosë rendin kanë filluar operacionet e tyre të tërheqjes pas trazirave të dhunshme javën e kaluar. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes nga Moska.
Njësitë paqeruajtëse të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), pasi kanë përmbushur detyrat e tyre të synuara, kanë filluar të përgatisin materialin ushtarak dhe teknik për t’u ngarkuar në avionët e Forcave Ajrore Ruse në funksion të kthimit në bazën e tyre të përhershme, një shënim ky nga ministria.
“Në përputhje me planin”, trupat e CSTO “kanë filluar dërgimin e objektivave të rëndësishëm shoqërorë për agjencitë kombëtare të zbatimit të ligjit”, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes, e cituar nga Tass.
Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, njoftoi më 11 janar se rreth 2,000 ushtarë të CSTO do të fillonin të largoheshin nga vendi brenda dy ditësh, me një “tërheqje graduale” që do të zgjaste “jo më shumë se 10 ditë”. Ansa
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.