KE analizon ekonominë shqiptare – Eurobondi, bankat dhe borxhi publik në “skaner”
Komisioni Europian ka publikuar raportin e tremujorit të dytë të vitit për vendet kandidate dhe ato potencialisht kandidate. Në kapitullin dedikuar Shqipërisë, në raport analizohen të gjithë sektorët e ekonomisë. Fillimisht, sa i përket zhvillimeve kyçe, Komisioni Europian flet për emetimin me sukses të eurobondit prej 650 milionë eurosh me një normë interesi në 3.5%. Sa i përket sektorit monetar, Komisioni Europian vë theksin kryesisht te zhvlerësimi i lehtë i lekut në gjysmën e parë të këtij viti.
Për sektorin financiar ndërkohë, raporti nënvizon se është rritur si norma e mjaftueshmërisë së kapitalit ashtu edhe likuditeti. Normat e interest vlerësohen gjithashtu në rënie, edhe më të theksuara sa i përket kredive në monedhën vendase.
Tendenca e huave në valutë ndërkohë ka pësuar një “goditje” të lehtë, thuhet më tej. Në krahun e sektorit fiskal, Komisioni Europian vë theksin te rrija e borxhit publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto brend këtij viti, duke theksuar edhe se ky indikator dhe të tjerë indikatorë të shëndetit fiskal duhet të mbeten brenda logjikës së pandemisë.
Roel Korkuti / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.