KE apelon për masa, 25% e popullsisë në rrezik

Në Bashkimin Europian, një në 4 njerëz rrezikohet nga varfëria. Komisioni Europian ka dhënë alarmin. Në një konfrencë për të drejtat sociale në Europë, Komisioni apelon për një përgjigje ndaj kësaj problematike përpara se të jetë tepër vonë.
Nga ana tjetër, të dhënat e fundit tregojnë se 10% e atyre në marrëdhënie pune paguhen shumë pak. Varfëria e fëmijëve nga ana tjetër fiksohet në 27%. Kjo e dhënë është mjaft shqetësusee, nënvizon Komisioni Europian, dhe Europa duhet të gjejë një zgjidhje menjëherë.
Krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian i kërkon vendeve anëtare që të fillojnë të marrin masat, sidmos në drejtim të pagave, të garantojnë aksesin e qytetarëve në shërbimet bazë, si psh e drejta për të pasur një shtëpi, si dhe masa të drejta në kuadër të luftës ndaj varfërisë. Komisionerja europiane për punësimin dhe çështjet sociale premton një ndryshim rrënjësor të kursit të politikave në këtë drejtim. Por, Komisioni Europian, i vetëm dhe pa ndihmën e vendeve anëtare nuk mund t`ia dalë.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.