KE: Biznesi i vogël rriti kredinë – “Kushtet e favorshme e konsolidimi do mbështesin kreditimin përgjatë 2020-2021”
“Pas disa vitesh me rritje të dobët, huadhënia u rimëkëmb në 2019, duke u rritur me më shumë se 6% në terma vjetorë, thotë Komisioni Europian.
Në raportin më të fundit për ekonomitë europiane, e ku në analizë merret edhe ekonomia shqiptare në tërësi. Në pjesën dedikuar sektorit bankar, Komisioni Europian thotë se është biznesi i vogël ai që ka shtyrë rritjen e kreditimit gjatë këtij viti.
“Kushtet e favorshme të financimit si dhe konsolidimi i kohëve të fundit i sektorit bankar pritet të vazhdojnë të mbështesin aktivitetin kreditues përgjatë viteve 2020-2021”, nënvizon krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian.
Sa i përket politikave monetare ndërkohë, raporti e vë theksin te mos arritja e objektivit të çmimeve, pasi presionet e brendshme inflacioniste që vijnë nga rritja e pagave dhe e çmimeve të ushqimeve janë “shtypur” nga dinamika e çmimeve të importit.
Mos arritja e objektivit të inflacionit shtyn edhe më tej ciklin shtrëngues të politikave monetare, thotë më tej Komisioni Europian për ekonominë shqiptare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.