KE lejon blerjen e kompanisë së motorëve të avionëve “ITP” nga “Rolls-Royce”

Komisioni Europian ka lejuar blerjen e kompanisë spanjolle të prodhimit të pjesëve të motorëve të avionëve “ITP”, nga kompania “Rolls-Royce”. Vendimi vjen me kusht që britanikja “Rolls-Royce” të eliminojë konfliktin e interesit në konsorciumin e motorëve EPI.
Rolls-Royce, së bashku me “ITP”, gjermanen “MTU” dhe francezen “Safran” janë pjesë e këtij konsorciumi për prodhimin e motorëve ushtarakë. EPI prodhon motorin e Airbus A400M, i cili konkurron me Lockheed Martin C-130J, motorët e të cilës prodhohen po nga “Rolls-Royce”.
Komisioni kishte shqetësime për transaksionin, i cili mund t’i japë kompanisë më tepër fuqi vendimmarrëse në “EPI”. Kushti e vendosur do të sigurojë që “EPI” të qëndrojë konkurruese.
Një tjetër shqetësim i Komisionit ishte që britanikja pas blerjes së “ITP”, do të ndalonte furnizimin me përbërës motorësh, për kompanitë që konkurrojnë me “Rolls-Royce”, por në fund KE vendosi se gjigandi britanik nuk ka as aftësinë dhe as arsye se pse ta bëjë një veprim të tillë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.