KE miraton grante për Spanjën dhe Greqinë / Do ofrojë dhjetëra miliarda dollarë për rimëkëmbjen nga pandemia

Komisioni Europian ka miratuar grante për rimëkëmbjen nga pandemia për Spanjën dhe Greqinë, duke dhënë dritën e gjelbër për planet e rimëkëmbjes së vendeve dhe transformimin e ekonomive në të gjelbër dhe dixhitale. Si një ndër përfitueset kryesore të skemës së rimëkëmbjes prej 750 miliardë euro të Bashkimit Europian, Spanja do të marrë 69.5 miliardë euro grante deri në vitin 2026, për të ndihmuar ekonominë e varur nga turizmi, që është goditur rëndë nga kriza. Madridi do marrë 9 miliardë eurot e para të financimit pasi ministrat e financave në BE të nënshkruajnë planin në Korrik. “Kjo përbën një ditë historike për Spanjën. Kjo shfaq një kuptim të ri për Europën”- tha kryeministri Pedro Sanchez, duke qëndruar pranë presidentes së komisionit, Ursula von der Leyen. Nxitur pjesërisht nga plani, që pësuar vonesa, qeveria e Madridit rrit projeksionet për vendin në 6.5% këtë vit, pas një rënie rekord prej 10.8% në vitin e kaluar. Plani, me një total prej 110 projekte gjigante të investimeve, përfshin gjithashtu reforma të rëndësishme në sistemin e pensioneve dhe tregun e punës. Spanja synon që 40% të totalit ta përdorë në luftën kundër ndryshimit klimatik, përfshirë promovimin e transporti të qëndrueshëm, dekarbonizimin e industrisë dhe teknologji të reja për hidrogjen të gjelbër dhe energji të rinovueshme. Spanja, prodhuesi i dytë më i madh i makinave në Europë, synon ta përdorë paranë për të prodhuar bateri për makina elektrike. Komisioni ra gjithashtu dakord për të miratuar 17.8 miliardë euro grante dhe 12.7 miliardë në kredi drejt Greqisë. Për Greqinë, financimi do mbështesë zbatimin e investimeve të rëndësishme dhe reformave, duke luajtur rol kyç në rimëkëmbjen nga pandemia.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.