KEDNJ deklaron: Vaksinimi i detyrueshëm i fëmijëve është ‘i domosdoshëm në një shoqëri demokratike’
Vaksinimet e detyrueshme për fëmijët janë “të domosdoshme në një shoqëri demokratike”, tha Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) në një vendim të enjten.
Ky vendim erdhi pas rastit që përfshinte disa familje nga Republika Çeke fëmijët e të cilave ishin refuzuar të pranoheshin në shkollë sepse nuk ishin vaksinuar plotësisht nga paneli prej nëntë sëmundjesh përfshirë poliomielitin, hepatitin B, tetanozin, fruthin, shytat, rubeolën, difterinë, kolla thatë dhe infeksione pneumokoksike.
Nicolas Hervieu, një ekspert ligjor i specializuar në çështjet e ECHR, tha se vendimi “përforcon mundësinë e vaksinimit të detyrueshëm” për COVID-19. Gjashtëmbëdhjetë nga 17 gjykatësit hodhën poshtë argumentin e familjeve se ligji i vaksinimit të detyrueshëm ishte kundër të drejtës së tyre për respektimin e jetës private.
Ata përfunduan “masat mund të konsiderohen si të nevojshme në një shoqëri demokratike” dhe se qeveria nuk “ka tejkaluar marzhin e saj të gjerë të vlerësimit në këtë fushë”.
“Objektivi duhej të ishte mbrojtja e çdo fëmije nga sëmundjet serioze. Në shumicën e rasteve, kjo u arrit nga fëmijët që morën skedulën e plotë të vaksinimeve gjatë viteve të tyre të para të jetës. Atyre ndaj të cilëve një trajtim i tillë nuk mund të administrohej ishin të mbrojtur indirekt kundër sëmundjeve ngjitëse për sa kohë që niveli i duhur i mbulimit të vaksinimit ruhej në komunitetin e tyre; me fjalë të tjera, mbrojtja e tyre vinte nga imuniteti i tufës ,” shkruanin ata.
Fushatat kundër vaksinave të shpërndara në mediat sociale kanë çuar në rritjen e mosbesimit në vaksinat rutinë në vitet e fundit. Kjo është shoqëruar me një rritje të rasteve dhe infeksioneve.
Më shumë se 100,000 raste të fruthit u regjistruan në rajonin Europian të Organizatës Botërore të Shëndetit midis janarit dhe tetorit 2019, duke tejkaluar 83,540 raste të raportuara në 2018 dhe më shumë se tre herë sasinë e vërejtur në 2017. (EN)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.