Këmbimi valutor, euro dhe dollari në vlera të pandryshuara – Paundi britanik në rënie

Ndryshimet në ditën e parë të muajit mars kanë qenë shumë të pakta në tregun vendas të këmbimit valutor. Pothuajse të gjitha valutat kanë ruajtur nivelin e ditës së mërkurë.
Dollari amerikan dhe euro paraqiten në vlera të pandryshuara, respektivisht në vlerën e 131.8 dhe 108 lekëve. Monedha e përbashkët europiane me kursin aktual prej 131.8 lekësh, mbahet në nivelin më të ulët të 9 viteve të fundit.
Ndërkohë, paundi britanik ka shënuar një rënie me 1.5 pikë ndaj lekut gjatë ditës së sotme, i fiksuar në kursin e 148.5.
Në rënie është evidentuar edhe paundi australian, i cili kap vlerën e 83.30 lekëve si dhe dollari kanadez, i cili u regjistrua në vlerën e 84 lekëve.
Ndërsa sa i takon frangës zvicerane, ka shënuar një rritje me 0.5 pikë gjatë ditës së sotme.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.